Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë të jashtëzakonshme pas vendimit për dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës

Isufi: FSK-ja në dispozicion të Shteteve të Bashkuara, nëse kjo i kërkohet nga Amerika për ndonjë mision

Zyrtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë cituar të kenë deklaruar se FSK-ja do të t’i ofrojë pjesëtarët e saj në dispozicion të SHBA-së, nëse kjo i kërkohet nga Amerika për ndonjë mision. Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, kolonel,  Sefer Isufi, i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se Forca e Sigurisë e Kosovës, gjithçka që ka arritur deri më tash – në secilin dimension të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të saj operative – e ka arritur falë mbështetjes së pazëvendësueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke pasur parasysh që aleanca jonë me SHBA-në është e natyrshme dhe shumë e fuqishme, jemi plotësisht të gatshëm që të jemi përkrah SHBA-së dhe forcave të saj në secilin mision, ku ata vlerësojnë se mund t’i angazhojnë komponentët tonë profesionalë ushtarakë” ka deklaruar mes tjerash shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Sefer Isufi.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …