Italia ka ashpërsuar masat kundër përhapjes së virusit covid-19

Qeveria e Italisë ka ashpërsuar masat kundër përhapjes së virusit covid-19 dhe ka vendosur kufizime të reja në pesë nga 20 rajonet e vendit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Autoritetet shëndetësore italiane kanë njoftuar se gjatë kësaj jave, ka pasur rritje prej 35 për qind të rasteve të reja, krahasuar me një javë më parë. “Shumica e shpërthimeve të reja, janë si pasojë e varianteve të reja. Jam i shqetësuar me progresin e epidemisë. Ne duhet të jemi vigjilent dhe duhet të intervenojmë shpejt”, tha këshilltari për shëndetësi në Itali, Gianni Rezza. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Italia është shtet i tetë në botë me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus. Sipas të dhënave të këtij universiteti, që prej nisjes së pandemisë, italia ka regjistruar mbi 2.8 milionë raste dhe mbi 97 mijë viktima.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …