Italia do të jetë shteti i dytë pas Britanisë së Madhe që do të largohet nga Bashkimi Evropian

Italia do të interesohet për rritjen e investimeve liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në BE

Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano, ka siguruar ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, se Italia do të ofrojë mbështetje për rritjen e investimeve dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se dëshiron që Kosovës t’i jepet një datë në integrimin e saj në BE. “Jini të sigurt në mbështetjen tonë në gjithçka, në liberalizimin e vizave, integrimin ndërkombëtar, rritjen e investimeve, sepse ne jemi avokati i Ballkanit në përgjithësi, që ka rëndësi të jashtëzakonshme për ne dhe Evropën, por dhe i Kosovës në veçanti. Ne duam që Kosovës t’i jepet një datë në integrimin e saj në BE. Mbështetja jonë synon forcimin e sovranitetit kombëtar të Kosovës”, tha ministri Alfano. Ndërsa, ministri Pacolli kërkoi mbështetjen italiane në kuadër të Organizatave Ndërkombëtare, për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, UNESCO, Këshill të Europës, e organizata të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …