Ivica Daçiq

Ivica Daçiq: Nuk ka dyshim se Serbia do të mbrojë interesin kombëtar, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj

Pas deklaratave të shefit të Bashkimit Evropian, Josep Borell, se situata në veri është në prag të shpërthimit, ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë në Serbi se është e rëndësishme që të mos ketë incidente, por nuk e përjashtoj mundësinë që ato të ndodhin. Daçiq, ka pohuar se “nuk ka dyshim se Serbia do të mbrojë interesin e saj kombëtar, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj. Serbia nuk do të heqë dorë nga e drejta për të luftuar për Kosovën”, shtoi ish-kryeministri serb. Ne duam dialog dhe po kërkojmë zgjidhje, por jo çdo propozim duhet të pranohet. Daçiq u ka  thënë serbëve në Kosovë që shteti serb do të jetë me ta dhe se nuk do të jetë aq e lehtë që njësitë speciale të Kosovës të dalin në veri për të mbledhur gjoba për targa.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …