AAK

AAK-ja ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në raport me përpilimin e buxhetit të vitit 2023

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në raport me përpilimin e buxhetit të vitit 2023. Sipas shefit të Grupit Parlamentar nga kjo parti, Besnik Tahiri, Qeveria e Kosovës nuk e ka futur në buxhet qëllimisht Ligjin e Pagave, duke mos e miratur këtë ligj paraprakisht në Kuvend.  “Qeveria i ka gënjyer të gjithë zyrtarët publikë, 80 mijë familje, duke ju thënë se do të sjellë Ligjin e Pagave, të cilën nuk e ka sjell dhe mbi të gjitha duke mos e vendosur në buxhet vijën,  e cila do të fuste në zbatim këtë vit ligjin dhe njëkohësisht vlerën e koeficientit”, ka thënë ai në një konferencë për media. Kjo është njëri  ndër mashtrimet më të mëdha që kjo qeveria ja bënë 80 mijë familjeve dhe mbi të gjitha është goditje e madhe që i bëhet shërbimit publik, njerëzve të cilët nuk mund me rrogën e tyre as pushimin e drekës ta kryejnë e lëre më diçka tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …