Izet Mexhiti: Nëse në Shkup vendosen simbole kafshësh të egra luanë edhe dema, pse të mos ketë shqiponja

Izet Mexhiti: Nëse në Shkup vendosen simbole kafshësh të egra luanë edhe dema, pse të mos ketë shqiponja

Nëse mundet në Shkup të ketë simbole kafshësh të egra luanë edhe dema, ndoshta edhe një kopsht të tërë zoologjik, atëherë pse të mos ketë edhe shqiponjë dykrenare, e cila është e ketyre viseve, thotë nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryetar i komunës së Çairit Izet Mexhiti në intervistën për Radion Evropa e Lirë. E para, nuk mund ë jetë shqiponja dykrenare pretekst për atë që është ndërmarrë në Butel dhe brenda natës është sjellë vendimi i tillë, për ndërtimin e kryqit gjigant, sepse vendimi i tillë nuk është marrë për inat ndaj tjerëve, porse për të nderuar simbolin e shqiptarëve. Në pikëpamje kuantitative është e pakrahasueshme gjendja e simboleve maqedonase dhe shqiptare në Shkup. “Janë vendosur qindra përmendore në anën tjetër, ku realisht një maqedonas as që i njeh shumicën e tyre se kush janë  e çka janë. Kurse në Çair në këto 10 vjet i vendosëm Skënderbeun, Hasan Prishtinën dhe shqiponjën dykrenare. As në pikëpamje cilësore, as në atë sasiore s’mund të bëhet një paralele e tillë ose të jetë pretekst për vendosjen e kryqit”, thotë Mexhiti në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …