Kryetari Veseli bëri homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari

Kryetari Veseli bëri homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari

Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe në kujtim të Epopesë së UÇK-së, sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në nderim të veprës së Komandantit Legjendar Adem Jashari, kryetari Veseli vendosi buqetë me lule pranë varrit të tij. Nëse ka vend ku kombi ynë çdo ditë duhet të mendojë se çfarë duhet të bëjmë më shumë për vendin, është Prekazi dhe Familja Jashari. Prekazi është vendi ku duhet të mësojmë se si punohet për vendin. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, Lavdi Familjes Jashari!”, theksoi kryeparlamentari Veseli. Pas homazheve, kryetari Veseli vizitoi edhe familjen Jashari, me ç’rast u prit nga Rifat Jashari dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …