leoni

Izraeli ka kërkuar nga më shumë se 1 milion civilë në Gaza, që brenda 24 orëve të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të ikin, në jug

Organizata e Kombeve të Bashkuara  ka bërë të ditur se  ushtria izraelite ka kërkuar nga më shumë se 1 milion civilë në Gaza që të largohen nga vendet e tyre dhe të kalojnë në jug të rajonit, raporton Anadolu. Zëdhënësi i OKB-së, Stepfan Dujarric lidhur me çështjen në një deklaratë  tha se ushtria izraelite ka informuar Zyrën e Koordinimit të Çështjeve Humanitare dhe të sigurisë në Gaza shumë pak kohë para mesnatës.  Në të njëjtën kohë largimi vlen edhe për personelin e OKB-së dhe për personat që qëndrojnë në objektet e veta, përfshirë shkollat dhe qendrat shëndetësore”, tha ai. Dujarrik nënvizoi se detyrimi i popullsisë së Gazës për t’u larguar do të ketë pasoja shkatërruese dhe se për këtë kanë kërkuar që të heqë dorë nga vendimi i tij. OKB-ja kundërshton në mënyrë të fuqishme udhëzimin e ushtrisë izraelite në këtë drejtim dhe kërkon anulimin”, theksoi Dujarric duke shtuar se një veprim i tillë do ta kthejë në “tragjedi” situatën e cila aktualisht është shumë e rëndë dhe tagjike.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …