Izraeli shpalli zyrtarisht gjendje lufte. Zyra e Kryeministrit të Izraelit ka njoftuar se ky vendim u mor për t’i mundësuar ushtrisë të kryejë aktivitete të mëdha ushtarake. “Misioni ynë është që në 24 orët e ardhshme të evakuojmë të gjithë banorët që jetojnë rreth Gazës”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari. Ai theksoi më tutje se ushtria izraelite tha më 8 tetor se synon të evakuojë të gjithë izraelitët që jetojnë afër Rripit të Gazës brenda 24 orëve dhe se për ta arritur këtë qëllim, janë angazhuar mijëra luftëtarë për t’u përballur me militantët e Hamasit, që janë infiltruar brenda Izraelit. “luftimet po vazhdojnë për të shpëtuar pengjet që po mbahen nga militantët. Ka dhjetëra mijëra ushtarë në zonë. Ne do të arrijmë te secili komunitet derisa të vrasim të gjithë terroristët në Izrael” ka theksuar zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëvendosje reagon pas koalicioneve LDK–PDK: “Bashkohen në mosndryshim”
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj marrëveshjeve të reja për balotazh ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
