Meri Kumbe: Jemi porositur që të kujdesemi edhe për shqiptarët nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka njoftuar se janë duke u angazhuar maksimalisht për mirëqenien e të gjithë shqiptarëve që në këto momente ndodhen në Izrael. Ajo ka theksuar se janë porositur nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë që i gjithë stafi i ambasadës të kenë vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut. “Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv. Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi. Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë” ka deklaruar ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …