Izraeli shpalli zyrtarisht gjendje lufte

Izraeli shpalli zyrtarisht gjendje lufte. Zyra e Kryeministrit të Izraelit ka njoftuar se ky vendim u mor për t’i mundësuar ushtrisë të kryejë aktivitete të mëdha ushtarake. “Misioni ynë është që në 24 orët e ardhshme të evakuojmë të gjithë banorët që jetojnë rreth Gazës”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari. Ai theksoi më tutje se ushtria izraelite tha më 8 tetor se synon të evakuojë të gjithë izraelitët që jetojnë afër Rripit të Gazës brenda 24 orëve dhe se për ta arritur këtë qëllim, janë angazhuar mijëra luftëtarë për t’u përballur me militantët e Hamasit, që janë infiltruar brenda Izraelit.  “luftimet po vazhdojnë për të shpëtuar pengjet që po mbahen nga militantët. Ka dhjetëra mijëra ushtarë në zonë. Ne do të arrijmë te secili komunitet derisa të vrasim të gjithë terroristët në Izrael” ka theksuar zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …