BE i kërkon Kosovës t’i dëshmojë përpjekje në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë për ta fituar liberalizimin

Ja cilat janë 40 kushtet fyese dhe antikombëtare që i kanë pranuar krerët e Kosovës në dëm të vetvetes e për hir të BE-së

Analistja e Institutit Demokratik të Kosovës, Violeta Haxholli, ka publikuar një shkrim në medie, ku ka radhitur 40 kushtet fyese e antikombëtare të cilat i ka pranuar klasa politike e Kosovës gjatë periudhës 2007-2016, mbase edhe nën presionin e BE-së dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Pranimi i këtyre kushteve tregon më së miri se janë pikërisht  udhëheqësit e institucioneve të vendit tonë, të cilët kanë nënshkruar degradimin e Shtetit dhe devalvimin e pavarësisë.

Ja cilat janë këto kushte që i kanë nënshkruar zyrtarët e Kosovës gjatë periudhës 2007-2016,

Mospërfshirjen e Luftës Çlirimtare në Kushtetutën e Republikës së Kosovës;

Mospërfshirjen e simboleve dhe ngjyrave të flamurit kombëtar në flamurin e shtetit të Kosovës;

Decentralizimin në baza etnike;

Bërjen e gjuhës serbe gjuhë zyrtare, krahas gjuhës shqipe;

Krijimin e një kanali televiziv publik në gjuhën serbe;

Dhjetë (10) vende të garantuara në Kuvend për subjektet që përfaqësojnë komunitetin serb;

Një (1) nënkryetar Kuvendi nga subjektet që përfaqësojnë komunitetin serb;

Një Komision të përhershëm të Kuvendit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve me (1/3) e anëtarëve nga subjektet që përfaqësojnë komunitetin serb;

Së paku një (1) ministër në Qeveri nga komuniteti serb;

Së paku dy (2) zëvendësministra në Qeveri nga komuniteti serb. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë (12) ministra Qeverisë i shtohet edhe një zëvendësministër i tretë, i cili përfaqëson komunitetin serb;

Dy (2) anëtarë nga komuniteti serb në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe të paktën njëri prej tyre gjyqtar;

Një (1) anëtar serb në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve;

Ofrim të sigurisë shtesë dhe masa tjera mbrojtëse për gëzimin e plotë të të drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve të tyre për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS), duke përfshirë klerin dhe pjesëtarët, aktivitetet dhe pronat e saj;

Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS) të jetë e vetmja pronare e pronës së saj në Kosovë me diskrecion të plotë sa i përket menaxhimit të pronës së saj dhe qasjes ndaj premisave të saj;

Të gjitha komunat në të cilat komuniteti serb është shumicë të kenë: a) Autoritetin për të ushtruar përgjegjësinë për çështje kulturore, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore të serbëve dhe të tjerëve brenda territorit komunal, si dhe përkrahjen për komunitetet fetare lokale; si dhe b) Të drejta të avancuara pjesëmarrëse në zgjedhjen dhe shkarkimin e komandantëve të stacioneve policore;

Shkollat të cilat mësojnë në gjuhën serbe mund të zbatojnë planprograme ose tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë;

Universiteti i Mitrovicës Veriore të jetë institucion autonom i arsimit të lartë. Universiteti përcakton vetë rregullat dhe procedurat e qeverisjes së brendshme të tij dhe ndërveprimin me autoritetet publike;

Lejimin e bashkëpunimit të komunave me shumicë serbe me institucionet në Republikën e Serbisë – bashkëpunimi i tillë merr formën e ofrimit të asistencës financiare dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale;

Lejimin e financimit të aktiviteteve komunale nga Republika e Serbisë;

Pas kompromiseve të mësipërme në Planin e Ahtisaarit Kosova më tutje pranoi edhe kompromise të tjera si:

Fillim të edhe një procesi tjetër dialogu me Serbinë, në vitin 2011;

Për hir të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë të mos shtronte në dialog, ndër të tjera, kërkesën për kërkimfalje nga ana e Serbisë, kompensimin për reparacionet e luftës e kthimin e personave të pagjetur;

Pranoi ndryshimin e formatit të dialogut nga teknik në politik;

 Përfshirjen në dialog të çështjeve të brendshme të Kosovës;

Përfshirjen e veriut të Kosovës në dialog;

Lejimin e përdorimit të targave KS krahas targave RKS, me Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë;

Pranoi që Serbia t’i kthente kopjet e regjistrave civilë dhe jo origjinalet, me Marrëveshjen për Regjistrat Civilë;

Pranoi që Serbia t’i kthente kopjet e regjistrave kadastralë dhe jo origjinalet, me Marrëveshjen për Regjistrat Kadastralë;

Pranoi përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës me fusnotë;

Mosvendosjen e simboleve të shtetit të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, me Marrëveshjen për IBM;

Heqjen e mbishkrimit Republikë nga vulat doganore të Kosovës;

Pranoi themelimin e një kompanie të re, degë e një kompanie serbe, për furnizim me energji të komunitetit serb, me Marrëveshjen për Energji;

Themelimin e një kompanie të re, degë e një kompanie serbe, për furnizim me shërbime të telefonisë për konsumatorët serbë, me Marrëveshjen për Telekomunikacion;

Amnisti dhe integrim në institucione të Kosovës të personave nga komuniteti serb që kanë qenë pjesë e Mbrojtjes Civile;

Krijimin e fondit të veçantë zhvillimor vetëm për komunat veriore serbe;

Krijimin e divizionit të veçantë të Gjykatës së Apelit për rastet e komunitetit serb;

Krijimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në 23 nene;

Shpërbërjen e Asociacionit vetëm me vendim autonom të Kuvendit të Asociacionit;

Komandant regjional serb për komunat veriore;

Vazhdim të lejimit të vizitave të zyrtarëve serbë pavarësisht fjalimeve provokative dhe fyese për Kosovën; dhe

Vazhdim të dialogut me Serbinë pavarësisht lobimit të saj kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare.

(Autorja e shkrimit, Violeta Haxholli  është hulumtuese në Institutin Demokratik të Kosovës – KDI)

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …