Jahjaga e zhgënjyer me liderët që nuk treguan gatishmëri për dialog konstruktiv

Kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga ka deklaruar se është e zhgënjyer me liderët politikë,  që nuk treguan gatishmëri për dialog të brendshëm konstruktiv. Ajo i ka thënë gazetës “Zëri” se për fat të keq, brenda Kosovës ky vit ka qenë një vit me shumë sfida dhe shpesh kokëfortësia e tërë klasës politike pa dallim na ka sjellë vonesa për të arritur më shumë në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, integrimin evropian dhe konsolidimin tonë ndërkombëtar. Pavarësisht refleksioneve dhe polarizimeve të brendshme, presidentja vitin 2015 e sheh relativisht të suksesshëm, me MSA-në e realizuar dhe me premtime serioze për heqjen e vizave në fillim të vitit. Derisa shprehet e bindur se FSK-ja do të transformohet në FAK, thotë se rruga integruese e Kosovës në BE nuk guxon të rrezikohet për shkak të tekeve të disa individëve, ka deklaruar në mes tjerash kryetarja, Atifete Jahjaga.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …