Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kryeministër, mos shit ndershmëri?!

Isa Mustafa paska thënë se në mandatin tim nuk paska pasur  asnjë aferë korruptive?!

Këtu natyrshëm shtrohet pyetja, kush, kur e kujt po ia thotë ketë? Çka i konsideron Isa Mustafa, qytetarët e Kosovës?

Mos po i konsideron “Tulipanë të bardhë”!

Apo po i konsideron si Çuranë, që kur fishkëllen Kryeministri, ata të nxjerrin zërin e pa artikuluar që dinë e mund ta nxjerrin vetëm çuranët (bibanët)!

Si arriti ai dhe vartësi i tij në qeveri, t’i neutralizojnë zërat kundërshtarë në partinë e tij (LDK), që të pranonin të rrinin në seancën kur Thaçi zgjidhet për President? Kur është më se e qartë, se më ketë votim, shkatërrues për LDK-në, kjo parti do të shkojë nga tkurrja edhe më e madhe, mbase edhe shpërbërja!

Edhe sikur mos të kishte në ketë rast korrupsion financiar, korrupsion moral e politik ka sa të duash! Gjithë jeta e juaj është moralisht e politikisht e korruptuar, por tani ju dhe deputetet duaj po e bëni për para të grabitura nga buxheti i Kosovës, me para të tatim paguesve tanë. Pasi e gjithë politika e LDK-së që nga viti 2010, është ngritur mbi kundërshtimin e deklaruar dhjetëra e mijëra herë nga eksponent të lartë të LDK-së?

Duhet të keni pasur, ju dhe rrethi i juaj, interesa tepër të mëdha personale, përndryshe nuk do të përmbysej ajo filozofi politike e ngritur mbi ato akuza e kundërshti?!

Prandaj Kryeministër, mos u beje engjëll, se korrupsion më të madhe sesa ka pasur në ketë mandat nuk ka pasur në të gjitha mandatet tjera marrë se bashku! Apo ju ndoshta korrupsionin po e shihni si një monstrum më brirë, që e sheh secili njeri që nuk është i verbër. Mos na e fyeni kështu?

Prandaj Kryeministër, mos shit fjalë për moral e ndershmëri!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …