Brickos

Jakup Krasniqi: 17 shkurti për popullin shqiptar të Kosovës, për çdo qytetar të saj, është festa më e rëndësishme

Qytetarë të Republikës së Kosovës, Urime Festa e Pavarësisë, e Sovranitetit dhe e Demokracisë!

Populli ynë, luftoi e priti më shekuj çlirimin e tij nga pushtuesit e shumtë e të egër. Ishte Lufta Çlirimtare  e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin,e udhëhequr nga SHP që në qershorin e vitit 1999, i dha kuptim jetës dhe Lirisë sonë.

I kaluam gati nëntë vite në Lirinë e fituar edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, derisa e arritëm te 17 shkurti i vitit 2008, Kur në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit tonë e shpallën Kosovën: Shtet të Pavarur, Sovran e Demokratik.

Shpresa ishte e Madhe për një Kthesë të Re të madhe.

Padija e qeveritarëve tanë, pandjesia e pa dashuria e tyre ,sidomos nga fillimi i legjislaturës së katër filloi rrënimi i sovranitetit të shtetit, nga ata që duhej të mbronin shtetin.

17 shkurti i vitit 2008, edhe pse ishte kohë e ftoftë, shqiptarët nga të gjitha anët e gjeografisë shqiptare, e kishin drejtim Prishtinën. Populli festonte fillimin e ri! Populli kishte besim e shpresa të mëdha!

Është hera e dytë, pas 17 shkurtit 2015, që qytetarët e kanë humbur ndjesinë dhe përgjegjësinë për të Festuar për Shtetin e Pavarur, Sovran e Demokratik!

Ky tetë vjetor i Pavarësisë se shtetit, duhet të Festohet duke Protestuar për rikthimin e sovranitetit të humbur në bisedimet e Brukselit.

Qytetarë të Kosovës, sot është Dita për të Festuar e Protestuar!

Urime Festa e Pavarësisë dhe e Sovranitetit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …