leoni

Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Jakup Krasniqi: Gëzimi dhe Urimi ju shkon të gjithë atyre që në forma të ndryshme kontribuuan për ketë ditë!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas, Jakup Krasniqi në ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës ka thënë se rruga e formimit ishte e gjatë por e lavdishme. Ai ka shtuar se lindja e ushtrisë është lindje e natyrshme. “Deri këtu, kaluam janare e marse të acarta, prille e qershor verore, nëntor e dhjetorë dimëror, me plotë dhimbje e tragjedi prej më të dhimbshmeve për të ardhur të 14 dhjetori i 2018! Kur kihen parasysh vitet që i kaluam, miqtë që i fituam në rrugëtimin tonë, krijimi i shtetit më të ri në Europë, – LINDJA E SOTSHME ËSHTË LINDJE E NATYRSHME! Në çdo lindje të natyrshme, Gëzimi është më i madh dhe më shpërthyes. Prandaj, natyrshëm nga mendja dhe zemra del URIMI PËR USHTRINË TONË! Gëzimi dhe Urimi ju shkon të gjithë atyre që në forma të ndryshme kontribuuan për ketë ditë! Të gjithë kombit, të gjithë qytetarëve paqësor të Republikës sonë! Lavdia e Nderimi për të gjithë brezat e rënë për ketë DITË! URIME KOSOVË, URIME QYTETARË TË KOSOVËS – USHTRIA E SIGURISË TUAJ! USHTRIA JONË ËSHTË – Garancia e Lirisë, e Pavarësisë, e Sovranitetit dhe e ardhmërisë se fëmijëve tanë! ËSHTË GARANCIA E PAQES NE RAJON! URIMI SHKON PËR TË GJITHË MIQËT TANË QË NA NDIHMUAN NË KETË RRUGËTIM SHEKULLOR! Për SHBA-në, për NATO-n dhe BE-në! URIME KOSOVË – USHTRIA E PAQES DHE E SIGURISË SONË”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …