Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi ka deklaruar se ligji i pagave ka krijuar hendek të madh në mes sektorit publik dhe atij privat

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka deklaruar  se ligji i pagave ka krijuar hendek të madh në mes sektorit publik dhe atij privat, madje kundërshtimet që u bënë ndaj këtij ligji nga sindikatat e punëtorëve të sektorit publik i ka konsideruar si politike. Krasniqi konsideron se përmes Ligjit të Pagave shumë kategori kanë mbetur në nivel shumë të ulët.Të orkestruara i ka quajtur grevat e sindikalistëve e sidomos ato të arsimit, pasi siç e sheh ai kurdisja është bërë nga PDK-ja. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës duke folur për punën e kësaj legjislature ka këshilluar udhëheqësit e seancave e kryesisht kryeparlmentarin, Kadri Veseli që  të respektojë më shumë rregullat e punës së Kuvendit të Kosovës. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …