leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kjo Qeveri meriton më shumë se bojkotin e medieve profesionale

Mediat deri sot nuk kanë arritur që ta informojnë opinionin për madhësinë e Kabinetit Qeveritar, sidomos për numrin e zëvendësministrave, por edhe të këshilltarëve politik. Ndoshta vetëm ky fakt do të mjaftonte që kjo qeveri të bojkotohej nga mediat profesionale. Derisa ajo të detyrohej që gazetarëve t’ua hapte dokumentet e nevojshme për njoftimin e opinionit publik me korrektësi për shpenzimet financiare te Mega Kabinetit qeveritar, ndaj të cilit janë të obligueshëm si mediat dhe sidomos, të gjitha institucionet e pushtetit në krye me Qeverinë e Kosovës. Mbase as bojkotimi nga mediat profesionale nuk është i mjaftueshëm!  Ne, nuk na është e njohur fakti, pse BE-ja nuk e kushtëzon liberalizimin e vizave me zvogëlimin e kësaj Mega Qeverie?! Ky do të ishte interesi i qytetarëve të Kosovës, që buxheti i tyre të mos keqpërdorej.

Padyshim ka edhe arsyeje të tjera, si:

 – Mashtrimi i madh që fillimisht ju është bërë anëtarësisë se partive politike e që sa vite edhe opinionit publik të Kosovës dhe mashtrimi po vazhdon të jetë i përditshëm;

– Jo transparenca në raport me mediat dhe opinionin publik;

– Gjuha e komunikimit tejet e pa kulturuar e njerëzve të qeverisë;

– Marrëveshjet e dëmshme që do të reflektojnë negativisht dhe të cilat do të kenë pasoja afatgjata për gjenerata të tëra;

– Degradimi shoqëror, publik e ambiental që ka marrë përmasa shqetësuese për cilindo njeri që ndjen shqetësim për gjeneratat e ardhshme të këtij vendi dhe

– Shumë fenomene të tjera të jetës publike si arsimi e shëndetësia që po shëmtohen e degradohen përditë!

 Se sa i përket qeverisjes me skandale të përgjithshme, qytetarët në një masë edhe janë të njoftuar, ndonëse, jo në plotëni!

 Kjo qeveri meriton më shumë se bojkotin!

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …