21 vjet nga masakra e Rezallës në të cilën policia dhe ushtria serbe a ka ekzekutuar mizorisht 98 shqiptarë

Jakup Krasniqi: Krimet e gjenocidit të Serbisë në Kosovës, duhet të emërohen saktë, ato nuk janë vetëm masakra

Nuk ka dyshim, përkujtimi i krimeve serbe në Kosovë gjatë viteve 1998 e 1999, duhet të përkujtohen e nderohen çdo vit, por është mese e domosdoshme që ato krime të emërohen me terminologji të saktë juridike e shkencore.  Emërtimi i të gjitha krimeve, në cilëndo pjesë të Kosovës, duhet të përdorët terminologjia e saktë e atyre vrasjeve mbi popullsinë civile. Këto krime të gjenocidit serb t’i quash masakër, nuk ke thënë asgjë, pasi masakra mund të behet ne ndonjë person, ne natyrë, në të lashta e mbi kafshë. Masakra mund të jetë vepër ordinere e një individi. Krimet e gjenocidit serb, të emërtuara si masakër, do të thotë të mohosh politikat e planifikuara, të organizuara e të realizuara të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Dihet botërisht se krimet e gjenocidit serb në Kosovë, nuk janë vetëm të luftës se fundit, ato datojnë nga vitet 1876/78, burimi i ati gjenocidi ishte Projekti i Garashaninit i quajturi: “Naçertanija” e vitit 1844. Ai dhe krimet e gjenocidit serb të para e gjatë Luftës së Parë Botërore, gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore dhe ky i Luftës së fundit 1998/99, që të gjitha janë bërë mbi Projekte të ndryshme gjenocidare, që mbështetjen e kanë pasur mbi Mitologjinë e gënjeshtrës serbe. Kjo mitologji e gënjeshtrës serbe vazhdon edhe sot e kësaj dite, pasi Serbia nga këto politika nuk është distancuar as edhe një herë deri me sot. Përkundrazi ajo përmes ASHS-së në rrjetet e internetit shpërndan dokumentar të ngritur në gënjeshtrën mitomaniste serbe për : “Origjinën e fiseve të Serbisë se Vjetër”, përfshirë gjithë Shqipërinë e Epërme, nga Shkodra, Mirëdita, Kosova e deri në Dibër, te 12 fiset shqiptare i quan me origjinë serbe?! Ky dokumentar për të interesuarit gjendet në këtë adresë: https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=ytC8OY1Oëoo Me titullin origjinal:”Poreklo plemena Stare Srbije”, në përkthim në gjuhën shqipe i bie: “Prejardhja e fiseve në Serbinë e Vjetër”. Kur në google shkruan adresën ose titullin origjinal të shkrimit, shfaqet dokumentari me gjithë gënjeshtrat e tija për origjinën e më shumë se gjysmën e shqiptarëve, të cilët nuk na qenkan gjë tjetër veçse, serbë të asimiluar në shqiptarë. Kur e si na qenka bërë ky asimilim, nuk ka asnjë fjalë vec gënjeshtrave të njohura serbe. Kjo gënjeshtër për ne shqiptarët jo vetëm që nuk ka ndonjë rëndësi për t’u dëgjuar se me gënjeshtrat serbe jemi mësuar jo vetëm ne shqiptarët, por janë mësuar të gjitha ata që kanë pasur fatin të jetojnë dhunshëm në një familje federale, por helmon me gënjeshtra atyre që ju drejtohet, serbëve dhe kujtdo tjetër që donë të mashtrohen. E për të përforcuar gënjeshtrën e tyre autoret e këtij dokumentari u kanë shërbyer, gjithnjë sipas autorëve të dokumentarit, edhe dy shqiptarë, Halit Ternavci dhe Mustafo Nanon.  Data e këtij dokumentari është 28 marsi i vitit 2019, pra pasi Mustafo Nano pat deklaruar xhevahirin e tij “shkencor” për nënën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeun?!. Bile ai pat shkuar edhe përtej kësaj çmendurie?!

E mora si shembull këtë dokumentar, për t’i treguar politikës shqiptare, medieve shqiptare dhe ASHAK-ut, se institucionet shtetërore të Serbisë, mediet dhe ASHS-ja serbe me kishën serbe, edhe pse duken të mundura, ata nuk kanë hequr dorë nga politikat e tyre të krimit e të gjenocidit. Se ata mbi bazat e mitomanisë se gënjeshtrës ndaj shqiptarëve e mbi shqiptarët kanë ushtruar mase tri herë politika të gjenocidit mbi shqiptarët. Se, këto politika, të krimit e të gjenocidit duhet t’i kemi vath në vesh, se mund të përsëriten në forma më agresive në të ardhmen. Prandaj krimi e gjenocidi i Serbisë në Kosovë, duhet të emërtohen saktë dhe të jemi më shumë sesa vigjilent!

Prandaj, edhe në rastet e përkujtimeve, siç ishte krimi i gjenocidit të Serbisë në Rezallë e kudo tjetër duhet të quhen me emrin e tyre të vërtetë, krime të gjenocidit. Edhe mediet tona në përgjithësi, duhet të jenë shumë të vëmendshme në këto raste të nderimit e të përkujtimit!

Monumenti si dëshmi e gjenocidit të Serbisë në REZALLË të Drenicës, i 5 prillit   të viti 1999

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …