akup Krasniqi, u ka bërë të ditur prokurorëve të Gjykatës Speciale se ata nuk mund të flasin në emër të popullit të Kosovës

Jakup Krasniqi: Në emër të popullit tim, në emër të luftës dhe sakrificave të mëdha, flasim ne, përfaqësuesit e tij, jo ti, prokurori Smith

Ish-kryekuvendari  dhe ish- zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi i ka reaguar prokurorit, Smith gjatë konferencës së sotme në Hagë. Ai ka reaguar duke i thënë prokurorit Smith që të mos flas në emër të popullit të Kosovës. Unë dhe të tjerët këtu dhe mund të flasim në emër të popullit. Jakup Krasniq ka treguar se  është angazhuar 45 vite për lirinë dhe çlirimin  nga robëria. Në zgjedhjet e vitit 1992, kam qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës që regjimi kriminel i Serbisë nuk i kanë lejuar që të konstituohet. Pas luftës çlirimtare kam qenë në të gjitha legjislaturat, deri në atë të vitit 2014, përfaqësues i qytetarëve të Kosovës dhe e kisha lutur prokurorin nëse ai duhet të flasë në emër të dikujt, ose duhet të flet në emër të krimeve të pretenduara, ai le të bëhet mbrojtës i politikave të krimit dhe gjenocidit që regjimi i Serbisë ka përdorur gjatë kombit tim nga viti 1876- 1878 të shekullit 19, prandaj në emër të popullit tim, kombit tim, në emër të luftës dhe sakrificave të mëdha të kombit tim, flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumë vjeçare të kombit tim e në mënyrë të veçantë luftën e fundit të popullit tim për liri, drejtësi, barazi dhe shtetndërtim, për çka kombi ynë dhe ne vet e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare, e kemi çliruar Kosovën, që sot  është shtet i pavarur dhe i  çliruar  nga ai regjim”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …