Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Solidarizohemi me popullin francez, me familjet e viktimave që pësuan nga terrorizmi

Secili njeri, pjesëtar i cilitdo komb, i cilësdo fe apo i cilësdo ngjyrë, kudo ku ai/ajo gjendet, jeton e punon, e ka për obligim njerëzor e qytetar, si qenie humane e kësaj toke të solidarizohet me viktimat e pafajshme te cilitdo vend a popull, kur njerëzit e pa fajshëm sulmohen e goditen nga terrori shtetëror a terrorizmi individual a grupor për qëllime politike të cilësdo ngjyrë. Solidarizohem fortë me popullin francez, me familjet e viktimave të pa fajshme të shkaktuara nga terrorizmi i zi, pse ata njerëz ishin krejt të pa fajshëm dhe kishin arsyeje të pafundme të festonin për Festën Kombëtare, festë që jo vetëm francezëve u ka sjell liri, drejtësi,vëllazëri e barazi mes njerëzve.

Solidarizohem me atë popull e vend, se ata u solidarizuan me popullin tim, kur ishim të rrezikuar për shfarosje nga terrorizmi shtetëror serb, ndonëse shteti francez kishte një miqësi tradicionale me shtetin serb. Me veprimin e tyre shteti dhe populli francez i qëndruan besnik vlerave të Revolucionit francez! Sinqerisht me vije shumë keq, pse rrugët e Nicës u përgjaken me gjakun e viktimave të pafajshme, kur ata, me shumë arsyeje po festonin festën kombëtare të Republikës së Francës! Në këto momente të dhimbjes njerëzore, me njerëzit e pafajshëm, ngushëllimi e solidarizimi me Francën e popullin francez, janë akti ynë më i mundshmi e më njerëzori! Prandaj, nga shoqëritë e organizuara kudo në botë, kërkohet nga njerëzit që të solidarizohen e bashkohen për të penguar deri në asgjësim, çdo formë të de humanizmit (terrorit e te terrorizmit) që është në përhapje kudo në Botë, kudo që ai shfaqet e në cilindo cep të Globit tonë! Kjo do të ishte lufta më e arsyeshme e organizimit njerëzor, se cilado luftë tjetër për dominim politik a ushtarak, për tregje ekonomike a financiare. Jetët e njerëzve duhet të mbrohen pa hezituar e më çdo kusht!

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …