Elsa Randobrava me këngën “Dua” fitoi çmimin e parë të festivalit “Fluturat”

Elsa Randobrava me këngën “Dua” fitoi çmimin e parë të festivalit “Fluturat”

Keji i Lumbardhit të Prizrenit në sheshin “Shatërvan, në të gjitha anët e skenës së Fativalit “Fluturat” mbrëmë ishte i strëmbushur. 21 fëmijë të talentuar para publikut të shumtë parakaluan  me krijimet e reja, të krijuara enkas për këtë festival, për ta vënë në vështirësi jurinë e festivalit, e cila i ndau çmimet tradicionale. Fikrim Emra, Menan Kiseri dhe Nita Krajku, që të tre profesionistë të muzikës deklaruan gjatë ndarjes së çmimeve se ka qenë e vështirë vendosja pasi këngët fituese, dallonin për nuanca të vogla njëra me tjetërn.

Fikrim Emra, kryetar i juirsë, tha se sipas vlerësimit të juirsë, vendi i parë i takoi këngëtares së re Elsa Randobrava me këngën “Dua”. Vendin e dytë e ndanë këngët: Vesa Berisha me këngën  “S’je i vetëm” dhe Erina Baftijari, me këngën “Mami im”. Vendin e tretë e ndanë gjithashtu dy këngë: Ermira Kastrati me këngën “Kampionët” dhe Olsa Lipoveci me këngën “Tomi dhe Xheri”. Juria gjithashtu ndau edhe çmimet tjera tradicionale të festivalit. Debutuesi më i mirë u shpall Ela Kazazi me këngën “Dede”, dueti më i mirë u shpallën Sara dhe Hekuran Krasniqi me këngën  “Tre ishujt”, për paraqitje më e mirë skenike u vlerësua Dorina Elshani me këngën “Presidente 5 vjeçare” ndërsa çmimi i studios Helix, iu nda duetit  Aliu dhe Puhize Nuhiu me këngën “Pianistja dhe Balerina”. Gjithashtu edhe sivjet u nda edhe çmimi për tekstin më të mirë të këngës. Juria e revistës Fidani Çmimin e parë ia ndau Nadire Thaçi Kryeziut të për tekstin e këngës “Festivali i fëmijëve”, ndërsa Puhiza Shemsedini që e këndoi këtë këngë mori dhuratë nga revista Fidani një komplet librash. Shpërblimin e parë këngës fituese ia ndau kryesuesi i Kuvendit Komunal Kujtim Gashi.

Përmbledhur në tërësi, nga ata që ishin të pranishëm, edicioni i 16 i festivalit të këngëve për fëmijë “Fluturat” u vlerësua i suksesshëm, si në paraqitjen e fëmijëve ashtu edhe cilësinë e kompozimeve. Festivali “Fluturat” nisi rrugwtiin nw vitin 2000 nga Kuvendi Komunal ndërsa e organizoi Studio Helix.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Dhjetë alfabete të gjuhës shqipe, të cilat i ka prezantuar në një libër studiuesi i mirënjohur, Robert Elsie

Robert Elsie: Literatura shqipe në traditën islame-osmane I

Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete kulturen e tij te …