Jakup Krasniqi

Krasniqi: Sqarim lidhur me reagimin e Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës

Pas publikimit të një shkrimi  të ish kryekuvendarit Jakup Krasniqi lidhur me bisedimet e palës së Kosovës, në Bruksel, ka reaguar “Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës”. Në përgjigje të reagimit Jakup Krasniqi ka shkruar se  RRGGK është ngutur dhe nuk e ka kuptuar esencën e shkrimit tim për Delegacionin e Kosovës në bisedimet e Brukselit. Po të lexohet me vëmendje në tërësi shkrimi i shkurtër, në asnjë formë nuk mund të del se qëllimi im ka qenë diskriminimi gjinor, por rezultati katastrofal i atyre bisedimeve. Nëse vërtetë, GGK e kanë keqkuptuar deklaratën time, unë Ju kërkoj sinqerisht falje. Jam i bindur se çdo grua politike e di se cili ka qenë dhe është qëndrimi im për gruan, si vajzë, si grua e si nënë. Unë do të kisha dëshiruar që reagimi është bërë pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë?! Esenca e reagimit tim, ka qenë rezultati tepër i dëmshme i bisedimeve me palën serbe, pa marrë parasysh nga kush janë bërë ato bisedime, nga gra apo burra. Nuk e di a ka pasur ndonjë reagim nga RRGGK për ato bisedime pa “alternativë”! Bisedime që sipas kryetarit të ardhshëm, nuk paskan pasur alternativë tjetër, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Unë kam mbrojtur interesin e vendit e të kombit si tërësi dhe nëse në atë tërësi  janë prekur femrat e RRGGK-së, Ju kërkoj falje!

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …