OKB

James Ker-Lindsay: Serbia nuk iu bashkohet rezolutave të OKB-së në dënimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Rusia e Kina

Profesori, Xhejms Ker-Lindsay, në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës dhe ekspert i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar pëe Radion-Evropa e Lirë se Serbia nuk iu bashkohet rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në dënimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga vendet autokratike përfshirë, Rusinë dhe Kinën, sepse llogaritë në mbështetjen e tyre për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.  Serbia nuk iu është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër zyrtarëve bjellorusë për shtypjen e protestuesve kundër regjimit të Alyaksandr Lukashenkas. Në dy vitet e kaluara ajo nuk ishte në mesin e vendeve demokratike në Kombet e Bashkuara që dënuan shkeljet e të drejtave të njeriut të komunitetit Rohinja në Kinë. Ajo nuk reagoi as kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut të ujgurëve, pakicës myslimane, në Mianmar. Beogradi po voton gjithashtu kundër rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Krime dhe Sevastopol, të cilat dënojnë shkeljen e të drejtave të njeriut në gadishullin ukrainas nga Rusia.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesi i Anglisë në KS të OKB-së, shprehu mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin dhe Pavarësinë e Kosovës

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur qartë mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin …