James Rubin në Hagë: Dëshmia e parë në mbrojtje të Hashim Thaçit hedh dritë mbi Rambujenë dhe rolin e UÇK-së

James Rubin përfundon dëshminë në Hagë: Thaçi nuk kishte rol ushtarak në UÇK

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, e ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë. Për tri ditë me radhë ai dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët Prokuroria i akuzon për krime të pretenduara të luftës. “Ka qenë privilegj të jem këtu. Edhe pse zgjati, është përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”, u shpreh Rubin para se të largohej nga banka e dëshmitarit. Pas dëshmisë së tij, procesi do të vazhdojë me dëshmitarin e radhës të propozuar nga mbrojtja e Thaçit. Në thelb të dëshmisë së tij, Rubin theksoi se Hashim Thaçi nuk kishte rol udhëheqës ushtarak në UÇK, por ishte i përqendruar në sigurimin e pavarësisë dhe të ardhmes së sigurt për shqiptarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …