Një ditë pasi ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, kishte dhënë një deklaratë para Prokurorisë së Kosovës, lidhur me rastin, Dehari, sot janë përfshirë nga zjarri dy zyra në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në QKUK, pikërisht aty ku pretendohet se kanë humbur mostrat e gjakut të të ndjerit Astrit Dehari. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, kurse nuk raportohet për persona të lënduar. Në raport thuhet se oot rreth orës 08:00, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë, Flora Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Redaksia, Dëshmorët e UÇK-së, do të bashkëpunojë me krerët e shoqatave të dala nga lufta, për të vazhduar realizimin e monografisë, “Feniksët e Lirisë”
Redaksia, Dëshmorët e UÇK-së do të bashkëpunojë me krerët e shoqatave të dala nga lufta …