Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Jeff Hovenier: Amerika ndihet e nderuar që Kosova shpalli Ditë Zie, në nderim të jetës e veprës së të ndjerës, Madeleine Albright

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihen të  nderuar që Kosova sot shpalli Ditë Zie në nderim të jetës dhe veprës së ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright. Ajo shpëtoi jetë dhe vendosi siguri për gjeneratat e ardhshme.  “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të nderuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur ditën e sotme Ditë zie për nder të Madeleine Albright, udhëheqja e së cilës shpëtoi jetë dhe siguroi siguri dhe prosperitet për brezat e ardhshëm. Faleminderit që e keni njohur Madeleine sot dhe vazhdoni të nderoni kujtimin e saj duke ndërtuar një demokraci të begatë, multietnike”, ka thënë  me këtë rast ambasadori Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …