Jeffrey Hovenier i ka bërë të ditur ministrit, Goran Rakiq, qëndrimin amerikan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier,  ka shkuar në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, e cila udhëhiqet nga Goran Rakiq, të cilit ia ka bërë me dije qëndrimin që ka Amerika lidhur me veriun. Havenier tha se i ka  rikujtuar Rakiqit  disa nga pozicionimet amerikane së në këto çështje, përfshirë edhe për masat e reciprocitetit që i ka marrë Qeveria e Kosovës. Nga perspektiva jonë ato konsistojnë me Marrëveshjen e Brukselit”, tha Hovenier. Ai tha se gjithashtu kanë folur edhe për shqetësimet që ka komuniteti serb në Kosovë. Hovenier foli edhe për rëndësinë e takimit të nivelit të lartë në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. U pajtuam për rëndësinë që ka një takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Burksel, këtë muaj dhe nevojën për të gjetur disa mënyra që të deeskalojnë disa nga këto çështje ka thënë, Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …