Jeffrey Hovenier, ka kujtuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, në një-vjetorin e vrasjes së tij në krye të detyrës, në Banjskë

Jeffrey Hovenier, ka kujtuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, në një-vjetorin e vrasjes së tij në krye të detyrës, në Banjskë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në një vjetorin e vrasjes së tij,  në krye të detyrës, në Banjskë. Hovenier ka bërë thirrje që autorët e sulmit terrorist të mbahen përgjegjës. Sot iu bashkova Qeverisë së Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës.”, ka shkruar ambasadori Hovenier. Gjatë ditës kryeministri, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca e të tjerë kanë vizituar familjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …