Jep dorëheqje Kryeministri lituanez pas akuzave për marrëveshje të dyshimta biznesi

Kryeministri i Lituanisë, Gintautas Paluckas, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak së shumë pyetje janë ngritur në publik pas dyshimeve për parregullsi në marrëveshjet dhe financimin e kompanisë së tij, me partnerët e koalicionit që kërcënojnë të largohen nga qeveria nëse ai do të mbetet në detyrë.

Derisa ka mohuar çdo akuzë për shkelje që janë raportuar në medie, Paluckas ka shkruar në pushim dyjavor dhe më pas ka vendosur të japë dorëheqjen të enjten në mëngjes, shkruan “The Guardian”.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka konfirmuar se e ka pranuar dorëheqjen të enjten në mëngjes, duke e mirëpritur atë si zgjedhjen e duhur, raportoi “LRT”.

Diskutimet e brendshme qeveritare tani do të fillojnë për ta zgjedhur pasardhësin, me zëvendëskryetarin e Parlamentit, Jouzas Olekas, kryetarin e bashkisë së Vilniusit, Robert Duchneviq dhe ministren e Sigurimeve Shoqërore dhe të Punës, Inga Ruginiene si kandidatë kryesorë.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …