Krimea

Jim Risch: Rusia po tenton të krijojë pretekst për luftë

Kryetari i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Jim Risch ka deklaruar se propozimet e sigurisë që ka prezantuar Moska, që kanë për qëllim të shtensionojnë situatën pas grumbullimit të trupave ruse pranë kufirit ukrainas, janë sinjal i qartë se Rusia po bënë përpjekje të krijojë pretekst për luftë. Ai ka theksuar më tutje se propozimet, që u prezantuan më 17 dhjetor nga Ministria e Jashtme ruse, kërkojnë që Aleanca Veri-Atlantike (NATO) të ndalojë zgjerimin nga lindja dhe Moska kërkon kufizime mbi aktivitetin ushtarak të Aleancës në Evropën Lindore, përfshirë edhe kufizime në bashkëpunimin me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. “Federata Ruse i bëri këto kërkesa duke e ditur mirë se ato janë plotësisht të papranueshme. Putini e di që Shtetet e Bashkuara dhe 29 aleatët tanë në NATO nuk do të negociojnë të ardhmen e kombeve sovrane si Ukraina, e cila duhet të jetë në gjendje të bëjë zgjedhjet e saj. Senatori republikan, Jim Risch i bëri thirrje administratës së presidentit amerikan, Joe Biden dhe aleatëve të NATO-s që të refuzojnë këto kërkesa, por tha se Aleanca duhet të jetë e përgatitur që Putini ta përdorë refuzimin e kërkesave si justifikim për përdorim të forcës ushtarake. Deri më tani, Rusia ka vendosur rreth 100 mijë ushtarë pranë kufirit me Ukrainën. SHBA-ja kanë vlerësuar se me këtë veprim, Rusia po përgatitet ta pushtojë Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …