Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Serbia ka ndaluar qarkullimin në rrugët e saj të mallrave evropiane për në Kosovë

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Serbia ka ndaluar qarkullimin në rrugët e saj të mallrave evropiane për në Kosovë

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Serbia ka marrë vendim që t’u ndalojë qarkullimin në rrugët e saj mallrave evropiane që kanë për destinacion Kosovën. Institucionet tona  nuk kanë pranuar zyrtarisht informatë për këtë veprim të palës serbe. Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës, ka thënë për mediet se  nuk ka informatë për këtë veprim, duke shtuar se fluksi nga Serbia ka qenë shumë i ulët. Stavileci ka kujtuar se mallrat nga Evropa për në Kosovë kanë shumë rrugë të tjera për qarkullim, përveç Serbisë.  Këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi  ka thënë  se nëse Serbia ka ndërmarrë këtë veprim, atëherë vetëm se do të shtonte tensionet e krijuara së fundi me rritjen e taksës në 100% nga Qeveria Haradinaj për mallrat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …