Mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare do të mbahet me 2 tetor në Tiranë dhe jo në Shkodër

Të hënën, në Pejë, mbahet mbledhja e radhës së dy qeverive shqiptare, Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë

Zyrtarë të lartë kanë njoftuar se në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, pritet të arrihet marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë telashe dhe barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shuma të larta në Shqipërisë. Të hënën në Pejë do të mbahet mbledhja e radhës së dy qeverive shqiptare, Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, ndërsa një ditë më parë, të dielën, do të bëhet zbulimi i shtatoreve të drejtuesve dhe heronjve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku do të jenë pjesëmarrës drejtuesit e dy shteteve. Zëvendës-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë për KosovaPress, se në takimin e dy qeverive, do të trajtojnë tema të ndryshme, do të bëjnë një analizë e asaj se çka është bërë deri tani dhe do të kenë disa marrëveshje të reja, që do të jenë me rëndësi për të ardhmen e të dy vendeve. Ai pranon se ka pasur vështirësi në konkretizimin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme të dy qeverie, por beson se kjo logjikë do të ndryshojë në të mirë të të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …