Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri thotë se duhet të rritet numri i noterëve të Kosovës

Abelard Tahiri e ka quajtur ditë të madhe për drejtësinë miratimin e projektligjeve që ai ka sponzoruar

Abelard Tahiri e ka quajtur ditë të madhe për drejtësinë miratimin e projektligjeve që ai ka sponzoruar dhe të cilat janë miratuar në seancën e djeshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përmes një shkrimi ai ka deklaruar se një epokë e re do të fillojë me zbatimin e këtyre projektligjeve, të cilat do t’i hapin perspektivën e Republikës së Kosovës si një vend kampion në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Dje ishte një ditë e madhe për drejtësinë në Republikën e Kosovës. Pas një pune për më shumë se një vit në ridefinimin e vlerave, strukturave dhe angazhimit tonë për sundimin e ligjit, Kuvendi i Kosovës miratoi Kodin e ri Penal, Ligjin për Gjykatat, Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Ligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe Ligjin për procedurën jo kontestimore. Jam tejet mirënjohës ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës që dhanë mbështetjen për reformimin e sistemit të drejtësisë. Një epokë e re do të fillojë me zbatimin e tyre, duke e bërë Kosovën një kampion në sundimin e ligjit dhe qasjen në drejtësi, një vend të sigurt për qytetarët e saj dhe adresë të gabuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin” ka shkruar Tahiri. Kujtojmë se dje janë miratuar Projektligjet e Ministrisë së Drejtësisë që përfshijnë përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane dhe rekomandimeve për Kosovën  nga raportet e progresit të Bashkimit Evropian, përkatësisht, Kodi i Ri Penal, Ligji për Gjykatat, Ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfikskimin e Pasurisë së Paligjshme, Ligji për Mbrotjen e Sinjalizuesve dhe Ligji për Procedurën Jo Kontestimore”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …