leoni

Joe Biden pritet të takohet me Thaçin e Mustafën por jo me krerët e opozitës

Joe Biden pritet të takohet me Thaçin e Mustafën por jo me krerët e opozitës

Nënkryetari i Sheteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në javën e ardhshme do të vizitojë Kosovën. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Biden pritet të takohet me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin, Isa Mustafa. Ai gjatë vizitës do të bisedojë për demarkacionin, realimizin e marrëveshjeve me Serbinë, AKS-në, korrupsionin dhe probleme të tjera të shumta, me të cilat po ballafaqohet vendi. Disa medie spekulojnë se nënkryetari amerikan, Biden nuk do të bisedojë me krerët e opozitës dhe kjo interpretohet si injorim që iu bëhet atyre, për shkak të rezistencën për nënshkrimin e marrëveshjes së demarkacionit të Kosovës me Malin e zi, sipas së cilës këtij sheti, i cili mbanë nën sundim 35 për qind të territorit shqiptar, do t’ i jepen edhe 8.200 hektarë tokë të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …