Rrjedhja e dokumenteve të Dhomës së Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, është një skandal i madh dhe shumë i rrezikshëm për dëshmitarët, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Johanna Deimel, anëtare e bordit të Shoqatës për Evropën Juglindore në Mynih. Ajo thotë se zhvillimet e fundit e minojnë punën e Gjykatës. Lidhur me marrëveshjen për normalizim ekonomik, të arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, analistja e pavarur Diemel, vlerëson se e gjithë ajo “shfaqje” mund të ketë një lojë tjetër në prapaskenë. Është një skandal i madh dhe shumë i rrezikshëm për dëshmitarët. Brenda dy muajsh, për të tretën herë me radhë, ka pasur rrjedhje të dokumenteve konfidenciale të gjykatës. Kjo e minon punën e Gjykatës (Speciale) dhe siç e thashë të dëshmitarëve të cilët tashmë janë pjesë e saj dhe ata që janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Unë jam shumë e gëzuar që vendet e Kuint-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) ishin shumë të qarta duke e dënuar çdo përpjekje për të minuar dhe zhvlerësuar misionin e Gjykatës Speciale. Dhe, mbase për shkak të rrjedhjes së këtyre dokumente kemi edhe arrestimin e parë nga ana e gjykatës.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …