Gjokë Dabaj

Gjokë Dabaj: Haram e paçin bukën, me të cilën i ka ushqyer populli ushtarët e UÇK-së, që kanë vrarë vetëm 87 tradhtarë

Na çuditi shifra 87, kur bëhej fjalë për “vrasjet” që paskëshin kryer disa nga prijësit e UÇK-së. Vrasje që, megjithatë, s’i kanë kryer vetë, por janë bërë “me urdhërin e tyre”.

Do t’u gjykokan në Hagë! Do t’u quajtkan vrasës e kriminelë! Do të shkruakan gazetat për ‘ta dhe do të folkan mediat audiovizive me muaj e me vite kundër këtyre vrasësve shqiptarë, ndërsa nëpër pijetoret e Beogradit, Smederevës, Kragujevcit, Çaçkut, Nishit, Novi Sadit, Kralevës, me mijëra sërbë, vrasës shqiptarësh, të papaditur në Hagë, do të zdëhallen duke i shkelur syrin njëri-tjetrit dhe duke u zgërdhirë! Ndërkaq, ne shqiptarëvet do të na vijë keq që këta çlirimtarë paskan vrarë kaq pak pushtues dhe shërbëtorë të pushtuesvet.

A vetëm 87 paskan vrarë?! A s’paskan vrarë 870?! A nuk paskan vrarë 8700?! Haram e paçin bukën me të cilën i ka ushqyer populli gjatë kohës kur ata bënin pjesë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës! Nëse do të gjykoheshin në Hagë për 8700, ose për më shumë sërbë të vrarë, ne do t’i shpallnim heronj.

Edhe sërbët i kanë shpallur heronj ata sërbë që kanë vrarë gjermanë në kohën e luftës së dytë botërore.

Por me kaq pak, me vetëm 87 sërbë e shërbëtorë të sërbëvet të vrarë, nuk mund t’i shpallim heronj, por na mbetet të shpresojmë vetëm kaq: T’u thonë gjykatësvet, ta sqarojnë mirë gjykatën, që nuk kanë shkuar në Sërbi për t’i vrarë ata sërbë, por i kanë vrarë në Kosovë! Dhe të deklarojnë, me zë të lartë, se u vjen keq që s’kanë vrarë më shumë!

Kjo do të ishte kërkesa e shqiptarëvet ndaj këtyre bashkëkombasvet, që po çohen në Hagë, të akuzuar “për krime lufte”.

…A është gjykuar De Goli në ndonjë gjykatë ndërkombëtare për gjermanët që i ka vrarë nëpër Francë në luftën e dytë botërore?! Për gjermanët edhe për ithtarët francezë të Vishisë, a është dënuar De Goli pse i ka vrarë?!

A është gjykuar dhe dënuar Xhorxh Vashigtoni për amerikanët që i ka vrarë me mijëra nëpër Amerikë në kohën e luftës Veri-Jug?!

Le ta sjellim edhe një shembull: Sa rusë, të tipit Andre Bolkonski, janë nxjerrë në gjyq e dënuar nëpër gjykata ndërkombëtare, për dhjetëra mijë francezë që i kanë vrarë nëpër fushat e Rusisë?!

Prokurorët, por edhe gjykatësit e Hagës, nuk kanë moral! Ata janë njerëz pa dinjitet, pa skrupuj dhe pa parime juridikë! Të ishin njerëz me dinjitet, skrupulozë dhe të pajisur me parime të mirëfilltë juridikë, ata duhej të kishin dhënë dorëheqjen, një nga një ose të gjithë së bashku dhe duhej t’i kishin thënë botës: Ne nuk gjykojmë çlirimtarë!

Por ata s’e kanë as idenë çka do me thënë luftë çlirimtare! Ata janë prodhim i botës së sotme, meskine fund e krye!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …