Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Në luftë kundër armiqve çlirohet vendi

Luftërat çlirimtare në të shumtën e historisë kanë qenë të shtyra nga shtypja e cila ka ngritur vetëdijen. Kjo vetëdije që vie nga shtypja i ka mjetet e pakta. Për këtë mungesë mjetesh ajo e vënë veten fizike për të shëmbëllyer. Sikur flijimet janë sublimja e një angazhimi çlirimtar, dëshmorëve, kujdesi për idealet e luftës bëhen barazvlera flijuese në detyrat e çlirimtarëve. Çlrimtarë janë vetëm ata që ia dalin ta realizojnë çlirimin e vendit. Dëshmorë e Çlrimtarë janë Luftëtarë të Lirisë. Pjesa tjetër e shoqërisë që çlirohet duhet ta shohin raportin e vet me luftën për liri, sikur edhe fitorja duhet t’ia jep secilit nga shoqëria emërtimin real.

Ndjeshmëria e secilit nga ne për këtë raport brenda shoqërisë sonë, do duhej të paktën, meqë liria është fituar me miqtë tanë dhe ne përfunduam në një pavarësi të kushtëzuar me mbikqyrje të përkohshme, të kishte një rreshtim moral dhe një të pranuar se liria është fituar duke fituar mbi armiqtë. E them në shumës mbi armiqtë, sepse popujt e pushtuar sikur e dimë i kanë dy armiq, atë të jashtmin dhe të brendshmin. Dhe ne nuk përbënim përjashtim.

Armiku i jashtëm për Kosovën e ngushtë ishte Serbia dhe këtë ka një shekull e sa që e dimë dhe e kemi vuajtur, derisa armiku i brendshëm përveç marionetës politike, bashkëpuntorëve me pushtuesit janë edhe një sortë propagandistike, defetistët, që në luftëra del të jenë kontribuesit më të mëdhenjë të pushtuesit dhe armiqt më të mëdhenj të lirisë. Mbjellja e frikës dhe thirjet e popullatës për të qëndruar larg e për të mos e ndihmuar luftën çlirimtare është arma më e sukseshme e armikut, vet diverzioni i tij. Më shumë se sa me njërzit e shitur dëmtimi i luftës bëhet nga thirrës të tillë që nuk kanë të kaluar koketimi me pushtuesin, sepse të tillëve u beson popullata në masë të madhe. Duhet të ndodhë kataklizma që popullata të kuptoj se në luftëra çlirimtare ka linja të ndara fizike ku pikëndahen jeta e vdekja. Shpopullimet janë fitorja e pushtuesit derisa mbajtja e poullatës të palëvizur nënkupton edhe fitoren e çlirimtarëve.

Frikëmbjellësit dhe mbjellësit e mospërzierjes janë dedikime pranueshmërie të pushtimit që realisht janë rreshtime me pushtuesin kundër çlirimtarëve dhe çlirimit të vendit. Të tilla rreshtime bëhen detyrë angazhuese për t’i çmontuar dhe vetëdijësuar dhe në pasukses edhe nevojë goditëse e luftës për liri. Veprimi i tradhëtarrëve të atdheut dhe i stresës frikëmbjellëse dhe popullthirrësve për të mos e pranuar luftën çlirimtare janë të dënueshme në secilën luftë që kur njerzimi bënë luftëra çlirimtare. Konventat e luftërave janë bërë duk ee ndjekur këtë realitet dhe nevojë të luftërave. Pasojat e rreshtimit me pushtuesin të këtyre dy shtrasave që edhe përcaktojnë fatet e shumë betejave brenda një lufte kanë pasojë jetët e Çlirimtarëve, andaj në luftë është i pranueshëm, ndalimi, burgimi, dhe likuidimi brenda rregullave dhe në peshim të rrezikshmërisë.

Ne sot po përballemi me një Gjykatë speciale të bërë kinse për Krime lufte por që në fakt nuk e ka ruajtur objektin e titullit që mbanë. Drejtësia ndërkombëtare ka qenë e padrejtë ndaj Kosovës dhe çlirimtarëve të saj, dhe në këtë padrejtësi ajo ka përfshirë orekse politike në materje rregullash të drejtësisë. Këtë mish mash që po e paguajmë gjithë këto kohë dhe që do ta paguajmë edhe gjatë e kemi dhuratë nga klasa jonë politike që nga koha kur ata morën drejtimin e luftës me puç mbi LPK-në në emër të UÇK-LPK-së. Ata duke mos qenë të zotët e punës nuk patën asnjëherë guuximin ta thonin se çfarë ishte bashkëpunimi me armikun dhe rreshtimi me të dhe ta dënonin hapur edhe duke e eiminuar ndonjë eksponent të asaj bashkërnditjeje me Serbinë. Ky hezitim dhe kjo padije do ta mbajë Kosovën gjatë në mjegull dhe do të paguajmë siku po paguajmë për të gjitha teoritë konspirative që Serbia po i mbjell te ne e deri te vrasjet enigmatike, për të cilat ajo mund të jetë edhe platforma edhe egzekutorja fizike brenda një patforme të tipit “Panda”! Por, kjo nuk e shfajëson politikbërjen tonë, sepse ata morën përsipër ta drejtonin vendin.

Drejtimi nuk nënkupton sfiladat elitare politike brend e jashtë, as edhe vetëm menagjimin e buxhetit e prvatizimin zhvatës të aseteve të vendit, por edhe përgjegjësitë për çfarë ndodhë me vendin dhe në të. Për kaq janë fajtorë të gjithë që patën fatin të drejtonin puçistë e jo puçistë, pushtete të ardhura nga pushka apo pushtete të ardhura nga vota antiluftë. Në vendin tonë ka humë për të bërë dhe Gjykata speciale po na ndalë.

Uroj që të vie një ditë që parlamenti ynë, akademia e shkencave dhe drejtësia ta definojnë çartë: Çfarë është, tradhëtia? Çfarë është Kolaborimi? Çfarë është mbjellja e frikës në masa në kohë lufte? dhe Çfarë është thirrja nëpër popull për të mos u bashkuar me Çlirimtarët dhe në luftën për liri?

 

Kontrolloni gjithashtu

Studimi i së ashtuquajturës ‘Akademi e Studimeve Shqiptare’ në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, masakron historinë e LANC-it

Historianë dhe studiues gjysmakë,  me prejardhje balliste e profashiste,  në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë …