Jonuz Musliu aksioni i LVV

Jonuz Musliu, e ka mbështetur aksionin e sotëm të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve,  Jonuz Musliu, e ka mbështetur aksionin e sotëm të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, ku rrotulluan një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë. “Sot, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! e përmbysën një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë. Ky aksion është përgjigje ndaj aktit kriminal të Republikës së Serbisë, e cila dje i ktheu pas 103 222 libra shqip, duke lënë pa libra nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Ky veprim i aktivistëve është një veprim i cili ia bënë të qartë Serbisë se Kosova është e pavarur, se Kosova kur dëshiron dhe e sheh të arsyeshme t’i bllokon kamionët, madje edhe t’i përmbysin. Shkoni dhe arrestoni nëse mundeni, shkoni dhe ftoni të paraqiten këta aktivistë në stacionet policore të Serbisë, ashtu sikurse më ftuat mua, shkoni nëse mundeni. Tani është radha e Ministrisë së Arsimit e Republikës së Kosovës  që ta ndaloj përdorimin e teksteve që vinë si donacion nga Qeveria e Serbisë për nxënësit serb që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …