Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se vendi i tij fatkeqësisht ka ulur bashkëpunimin me Kosovën në disa sektorë. Kështu

Jorn Rohde: Kosovës i duhet një projekt për Asociacionin, përpara se të marrë vendim Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde,  thotë se Qeveria nuk duhet të rrezikojë, ndërsa Kosova synon që të anëtarësohet në Këshillin e Europës muajin e ardhshëm. Ai  tha se duhet të ketë lëvizje nga Kosova, një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për të krijuar një pozitive përpara se Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës ta thotë fjalën përfundimtare në maj për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Rohde shtoi se zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për t’ia bartur tokën Manastirit të Deçanit, ka qenë një prej kushteve për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në  Këshill por theksoi se nuk duhet të rrezikohet në hapat e radhës. Tash na nevojitet një shumicë për këtë çështje dhe Qeveria nuk guxon të rrezikojë, sepse aty kemi, në Këshillin e Ministrave, kemi të bëjmë me secilën votë për ta çuar përpara aplikimin, për ta marrë Kosovën në Këshillin e Europës dhe secila votë është e rëndësishme, sepse aty ka edhe shtete anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën dhe të cilat, vota e tyre dihet se çfarë mund të jetë, tha Rohde të martën në një intervistë për  RTK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …