Justin Trudeau: Liria, nuk duhet të jetë “pa kufij” dhe t’ i dëmtojë në mënyrë arbitrare komunitetet e caktuara

Pavarësisht se kryetari i Francës, Emanuel Macron, incidentin në Nicë e cilësoi “një sulm terrorist islamik”, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau mbrojti lirinë e shprehjes ndërsa tha se ajo nuk duhet të jetë “pa kufij” dhe se nuk duhet të “dëmtojë në mënyrë arbitrare dhe të panevojshme” komunitete të caktuara. “Ne gjithmonë mbrojmë lirinë e shprehjes,” tha kryeministri Kanadez në përgjigje të një pyetje,  në lidhje me të drejtën për karikaturën e  Profetit Muhamed, siç bëri e përjavshmja, Charlie Hebdo. “Por, liria e shprehjes nuk është pa kufij,” tha Trudeau në një konferencë shtypi. “Ne duhet të veprojmë me respekt për të tjerët dhe duke u përpjekur të mos lëndojmë në mënyrë arbitrare dhe të panevojshme,  ata, me të cilët ndajmë të njëjtën shoqëri dhe të njëjtin planet. Duke u distancuar  nga pozicioni i Presidentit Francez Emmanuel Macron, kryeministri kanadez bëri thirrje për përdorimin e kujdesshëm të lirisë së shprehjes, raporton Hina, duke iu referuar AFP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …