Analisti i Al-Xhazirës, Dragan Bursaç, kërcënohet sërish me vdekje për shkak të zvardhjes së krimeve të luftës

Dragan Bursaq: Sot, Shaip Kamberi është e vetmja opozitë e vërtetë në Kuvend, sepse Serbia ka kohë që nuk ka opozitë

Dhe le të jemi të qartë, Shaip Kamberi me pesë deputetët e tij në Kuvend nuk është zëri i vetëm i shqiptarëve, boshnjakëve dhe pakicave të tjera kombëtare. Jo! Ai është zëri i asaj Serbie të heshtur, të zhdukur, të rraskapitur mendërisht dhe të shtypur fizikisht. Sot, Shaip Kamberi është e vetmja opozitë e vërtetë në Parlamentin Serb, sepse Serbia ka kohë që nuk e ka atë që mund të quhet opozitë. Dhe Kamberi shpjegoi (pjesërisht) në prezantimin e tij brilant pse nuk është aty. Nga njëra anë, kotësi të zbrazëta, interesa të imëta personalë, nga ana tjetër, ato nga e djathta – mbi të cilat neonazistët u kthyen në opozitë, e kanë bërë opozitën politike një rrëmujë të padobishme egoistësh, banditësh të vegjël dhe kompleksesh të vogla. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak se kaq.

Fjalimi i kryetarit të Grupit parlamentar të Luginës së Bashkuar – SDA Sanxhak, Shaip Kamberi, në Parlamentin e Serbisë shkaktoi vëmendje të madhe të publikut dhe disa media rajonale e raportuan atë me vlerësimin – “historik”.  Ky ishte me të vërtetë një fjalim historik nga një deputet në Beograd. Do të guxoja të thosha, mbase fjalimin më të rëndësishëm parlamentar të tre dekadat e fundit në parlamentarizmin serb. Në 14 minuta të frymëzuara, Shaip Kamberi arriti të ngjeshë aq shumë të vërtetën, aq  shumë realitet, për të derdhur atë përpara oligarkisë politike të Serbisë, sikur pak kush ka bërë deri tani Nga ana tjetër, Shaip Kamberi ka arritur të ruajë dinjitetin, jo vetëm të vetvetes si deputet, por edhe të vetvetes si njeri.

Ai nuk u shqetësua shumë nga ndërhyrja arrogante e famëkeqit, Ivica Daçiq.

Hapja e syve

Kamberi u hapi sytë (nëse dikush tjetër ende i  mban të mbyllur) atyre dhe Serbisë së tillë, e cila idealizon veprat dhe jetën e Mlladiçit e Karaxhiçit dhe gjenocidin e Srebrenicës, që barazon çetnikët dhe partizanët, dhe atyre që nuk shikojnë nga Batajnica, nga  varri masiv i fëmijëve shqiptarë të vrarë  mu para Beogradit.

Në fund, Kamberi tha një nga gjërat më të rëndësishme në realitetin e sotëm politik të hemisferës serbe, e cila e deklaron veten të jetë “bota serbe”:

“Kush do të mendonte se një ditë e vetmja opozitë parlamentare në Serbi mund të jenë shqiptarët nga Lugina e Preshevës dhe boshnjakë nga Sanxhaku, gjashtë nga një total prej 250 deputetësh – rast shumë i trishtuar për demokracinë. Sllobodan Millosheviç nuk mund të prodhonte një parlament të tillë serb, dhe Aleksandar Vuçiç dhe Ivica Daçiç u treguan më efikas se baballarët e tyre politikë “.

Ky është realiteti i Serbisë së sotme, për të cilën, për fat të keq, entiteti i Bosnjës e Hercegovinës, Republika Serbe dhe një pjesë e mirë e oligarkisë politike pro-serbe të sapo formuar në Mal të Zi, janë duke udhëhequr nga Kisha Ortodokse Serbe.

Është një botë në të cilën opozita, midis 250 rojeve, përfaqësohet nga individë trima me gjashtë shkronja dhe me 6 numra nga një cep i vogël, i lënë pas dore dhe i harruar i këtij vendi.

Shaip Kamberi, zëri i një Serbie të heshtur

Dhe le të jemi të qartë, Shaip Kamberi me pesë deputetët e tij në Kuvend nuk është zëri i vetëm i shqiptarëve, boshnjakëve dhe pakicave të tjera kombëtare. Jo! Ai është zëri i asaj Serbie të heshtur, të zhdukur, të rraskapitur mendërisht dhe të shtypur fizikisht. Sot, Shaip Kamberi është e vetmja opozitë e vërtetë në Parlamentin Serb, sepse Serbia ka kohë që nuk e ka atë që mund të quhet opozitë. Dhe Kamberi shpjegoi (pjesërisht) në prezantimin e tij brilant pse nuk është aty. Nga njëra anë, kotësi të zbrazëta, interesa të imëta personalë, nga ana tjetër, ato nga e djathta – mbi të cilat neonazistët u kthyen në opozitë, e kanë bërë opozitën politike një rrëmujë të padobishme egoistësh, banditësh të vegjël dhe kompleksesh të vogla. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak se kaq.

Pastaj, dhe kjo nuk është absurde, por shumë njerëzore, Shaip Kamberi u bë në kuptimin politik “serbi” më i madh i gjallë ose të paktën një bashkëkohës serb në jetën parlamentare të kësaj Serbie. Unë them që nuk është as një absurd, as një paradoks, as fyerje për askënd, as një figurë e zbrazët stilistike. Ky është realiteti në të cilin Serbia ka sjellë vetveten. E njëjta Serbi kryesisht nacionaliste, e cila me autoritetet e saj lejon huliganët të jetojnë në rrugët e qytetit përpara festivalit “Mirdita, Dobar Dan” në Beograd.

Dhe turma nacionaliste e thotë qartë – Vrit, ther çdo shqiptarë, që t iu humbet çdo farë.  Vrit, vrit Shiptar! Turma donte  t’ i  thoshte “Jo Kosovës”, por aq etnikisht e pastër sa flokët në kokat e tyre ngrihen nga një ide e tillë. Dhe sigurisht, turma sjell dëshirat, urimet dhe përshëndetjet e saj me miratimin dashamirës të shtetit e të policisë. I njëjti shtet, i cili, me Vuçiçin në krye, është krenar për “rimëkëmbjen”, “kërcimin”, “përparimin ekonomik”, për sa kohë që lë Luginën e Preshevës, atje  poshtë është  në mjerim.

Ndoshta, thjesht mbase, në deklaratën tatimore,  Shaip Kamberi është një qytetar serb, por në sytë e shumicës parlamentare, si dhe njerëzve të tjerë, ai është thjesht një “Shiptar” i zakonshëm, i cili nuk do të duhej  të ishte ulur,  atje ku ulet, dhe sidomos jo t’ i thoshte ato që i tha.

Natyrisht, Kamberi foli  në 14 minutat e tij dhe shkëlqeu.

Mirëdita Serbi!

Rëndësia, rëndësia dhe domosdoshmëria e një Shaip Kamberi në qiellin politik serb dëshmohet gjithashtu nga një cicërimë – një deklaratë nga shkrimtari dhe përkthyesi serb, Dejan Tijag Stankoviq i cili thotë:

“Kjo është një provë se është edhe klasore, madje në mënyrë kulturore më e rëndësishme se ajo kombëtare, dhe kjo  është sepse,  i vetmi anëtar i Parlamentit Serb i cili përfaqëson një pjesë të mirë të Serbëve, për shembull mua, tani është Z. Kamberi nga Presheva… ( Al-Xhazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …