Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: O Flamur Kombëtar!

Me dritërimin tënd u mësova

qysh në djep,

Me ty në beteja, në fushë e në thep.

Me dyzet trima çava rrethimin,

plagët i mora në ballëdimri.

Sot në  hyrje të kryeqytetit,

palet të valviten sikur valët e detit.

Nga rrethrrotullimi s’të largova shumë,

jo sa ariu që fle gjumë,

aq sa mjegulla i përshkon malet,

të mos të  të shihnin miqtë as ndërkombëtarët !

Të largova nëpër terr ,

sërish të vura ditën,

për miq ndërroj traditën

se jam kryeministër…..

 

Shkurt 2018

 

 

 Pavarësisë së Kosovës

Ne muajin shkurt,
data 17
vitit 2008,
Lule e shumëpritur
dole ne jete.
Ne kopshtin tënd,
shekuj me radhe
nuk pati diell,
veç erëra e acar.
Ne bukuritë që ke
do të thyhen stuhitë.
Ferrat qe s’të kanë lënë
të mbije deri sot,
aromën e bukur 
nuk ta zbehin dot.   
 
Jusuf Zenunaj 20 shkurt 2008,
botuar ne revistën”LES ELYTRES DU HANNETON” Nr.290


Sot kanë ditën e Pavarësisë

 

Mjegulla shekullore

mbi njërin krah të Ibrit rri,

Si zog i plagosur

shqiponja fluturoi në veri.

 

Mbi një rrap shtatlartë

u ndal të pushojë ,

plakut në dritare

lotët ia ngacmoi.

 

Nxori kokën jashtë

zogut zu t’i flasë

si ta kish fëmijë

për jetën në veri.

 

O Zogu  i zi, dritaren ta hapa

eja të ta mbushi gotën e rakisë !

N’anën tjetër të lumit;

sot  kanë ditën e Pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …