leoni

Ka arritur në 33 mijë e 545 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023

Është rritur në 33 mijë e 545 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 188 ditësh ndaj Rripit të Gazës. Bëhet e ditur se në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 63 palestinezë ndërsa janë plagosur 45 të tjerë. Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i persona që kanë humbur jetën ka arritur në 33 mijë e 545 ndërsa i të plagosurve në 76 mijë.  Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …