Ka filluar meremetimi i objektit të QKMF-së në Malishevë

Në kuadër të rregullimit të objekteve shëndetësore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për punë dhe ofrim të shërbimeve më të mira shëndetësore, këto ditë ka filluar meremetimi i katit të parë të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë. Për këtë qëllim, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajidn Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, e kanë vizituar QKMF-në, ku janë njoftuar me ecurinë e punimeve dhe me punimet që janë duke u bërë, në objektin e QKMF-së. Meremetimi i katit të parë të objekti të QKMF-së, mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës dhe ka një kosto prej rreth 50 mijë eurove. Pavarësisht punimeve që janë duke u kryer, të gjitha shërbimet shëndetësore, janë duke u ofruar qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …