Brickos

Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymer Durguti nga Rahaveci

Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymer Durguti nga Rahaveci

Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymer Durguti nga Rahoveci, lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së rahavecit z, Smajl Latifi me ç rast ka shkruar:Me dhimbje të thella mora lajmin që veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymer Durguti nga Rahoveci, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 52 vjeçare.Ymeri do të kujtohet përherë si njëri prej ushtarëve të devotshëm të UÇK-së që i shërbeu luftës për çlirim deri në fund.Kontributi i tij në Batalionin II të Brigadës 124 “Gani Paçarrizi”, Zona Operative e Pashtrikut, ishte i vlefshëm dhe domethënës në betejat ushtarake të UÇK-së kundër armikut. Të qenit ushtar për Ymerin nuk u ndal me përfundimin e luftës, pasi që ai vazhdoi kontributin e tij për një kohë, edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.Mbi të gjitha, Ymeri frymonte dhe mendonte kombëtarisht. Do të angazhohemi pa u ndalur që ëndrrat e heronjve, dëshmorëve dhe veteranëve të luftës për kombin tonë, të realizohen sa më shpejtë. Ngushëllime familjes Durguti! Pushofsh i qetë në dheun e Kosovës,  Ymer Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …