Shkatërrimi sistematik i cilësisë së arsimit në Kosovë ka një adresë dhe ajo është Qeveria e Kosovës, Ministra e Arsimit...

Ka nisur të zbatohet vendimi i Ministrisë se Arsimir për ndalimin e telefonave mobil në institucionet shkollore

Prej se ka filluar të zbatohet vendimi i ministrit të Arsimit për ndalimin e telefonave celularë nga nxënësit e nivelit parauniversitar, në shumë shkolla janë konfiskuar një numër i madh i telefonave mobilë. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se për të gjithë ata që nuk e respektojnë vendimin, masat ndëshkuese do të jenë mjaft të rënda, duke filluar nga konfiskimi i telefonave dhe deri të përjashtimi nga shkolla. Vendimi i ministrit të Arsimit për n dalimin e përdorimit të telefonavemobilë ka filluar të zbatohet në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare. Këshilltari i ministrit të Arsimit, Fehmi Hysenaj, i thotë se disa komuna kanë raportuar se ka pasur raste ku janë konfiskuar  telefonat mobilë. Po ashtu, Hysenaj theksoi se për të gjithë ata që nuk e respektojnë ketë vendim do të merren masa ndëshkuese, si përjashtimi nga shkolla apo transferimi në një shkollë tjetër. Në lidhje me këtë, ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi, është shprehur se këtë vendim e ka marrë pas ankesave të mëdha që ka marrë nga drejtorët e shkollave dhe vetë nxënësit. Sipas tij, vendimi do të ketë ndikim pozitiv në procesin mësimor duke rritur edhe cilësinë e këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …