Edi Rama

Edi Rama: Adem Demaçi pati një ndikim të jashtëzakonshëm në hedhjen e themeleve të shtetit të ri të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin në ditëlindjen e tij. Rama e vlerësoi Demaçin patriot dhe mjeshtër të madh të pendës. Në një postim Rama ka shkruar se Demaçi pati një ndikim të jashtëzakonshëm në hedhjen e themeleve të shtetit të ri të Kosovës. “Si një artikulues i kulluar dhe i fuqishëm i aspiratave për liri e pavarësi të shqiptarëve, ai pati një ndikim të jashtëzakonshëm në hedhjen e themeleve të shtetit të ri të Kosovës duke u pagëzuar për sakrificat e tij 30 vjeçare edhe si “Mandela i Kosovës”, ka shkruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …