Ka përfunduar takimi i Shefit të CIA-s, William Burns me kryetaren, Vjosa Osmani

Ka përfunduar takimi i Shefit të CIA-s, William Burns me kryetaren  Vjosa Osmani. Ai është parë duke dalë nga Presidenca e duke u futur në veturë dhe më pas autokolona që e përcillte është larguar nga ndërtesa. Radio Evropa e Lirë, raporton se në atë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. Vizita e William Burnsit në Kosovë u  realizua pas takimit që pati në Beograd dje dhe Bosnjë-Hercegovinë. Për vizitën në Serbi, nuk ka dalë ende asnjë detaj. Në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, Burns u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës. Një zyrtar i Qeverisë amerikane, ka deklaruar për REL se arsyeja e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë, ndër të tjera ishte edhe për shkak të retorikës dhe veprimeve shqetësuese separatiste të presidentit pro rus të entitetit të Republikës Serbe, Millorad Dodik dhe Qeverisë së këtij entiteti. Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, pasi është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit

Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …