Rama Meta Basha

Ka përfunduar takimi mes Ramës Bashës e Metës që kishte në fokus reformën në drejtësi

Ka përfunduar takimi mes kryetarëve të 3 partive kryesore në vend që kishte në fokus reformën në drejtësi. I pari që ka lënë Kryesinë e Kuvendit pas bisedimeve kokë më kokë ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili është larguar në heshtje.  Formati i takimit, ku ishin ftuar edhe diplomatët kryesorë në vend, u propozua të dielën nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili mes të tjerash hodhi edhe idenë për krjimin e një qeverie teknike.  Por gjatë paradites, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin dolën kundër idesë së qeverisë teknike dhe paralajmëruan bojkotin e takimit.  Nga ana tjetër, PD përkrahu idenë e ekzekutivit teknik, që sipas kreut të LSI do të realizojë reformën në drejtësi dhe më pas vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ilir Meta edhe kësaj radhe tradhton kryeministrin Rama ashtu sikur kishte tradhtuar edhe Sali Berishën.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …